Një shpërthim I ri I Etnës ka bërë që qielli I Katanias të ndricohet gjatë natës nga aktiviteti spektakolar I vullkanit. Pamjet filmike treguan sesi rrëkenj llave u ngritën lart për të zbritur më pas shpateve të malit. Për popullatën nuk pati asnjë problem: shpërthimi ishte parashikuar dhe zona pranë tij ishte nën mbrojtjen e nevojshme. Llava përfundoi në një luginë të pabanuar, ndërsa hiri I vullkanit mbërriti në qytetet pranë tij.