Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të kokainës. Sipas mediave italiane të tre të arrestuarit janë me të shkuar të pastër dhe të gjithë jetojnë në “Tokën e Shqiponjave”. Këtij grupi mësohet se u është kapur një sasi prej 11 kg kokainë e pastër, e paketuar në 11 pako. Mësohet se të arrestuarit janë të moshave 30 deri 40 vjeç dhe u ndaluan në autostradën e Brenner në Verona.