Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ, ka vendosur të rrëzojë animimin e Partisë Demokratike zyrtare, ndaj kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj. Vendim sipas të cilit, Ismailaj do të vijojë të jetë në garë për Partinë Socialiste. Kërkesa e PD-së ishte bërë me arsyetimin se Ismailaj ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit, referuar një dënimi me 6 muaj burg.