Hydra është një nga ishujt më të veçantë në Greqi, pasi njihet për natyrën e mrekullueshme dhe arkitekturën e cila të lë pa fjalë. Ky është i vetmi vend i cili i ka thënë jo automjeteve dhe kjo traditë thuhet se ka nisur që në vitet `50. Në këtë ishull mjeti i vetëm i transportit janë kafshët, si kali apo gomari. E gjithë kjo nismë është për të mbrojtur arkitekturën dhe natyrën piktoreske. Sipërfaqja ku janë ndërtuar shtëpitë, është shumë e pjerrët dhe me rrugica të ngushta. Ky është një ishull i pazakontë, dhe gjithashtu preferohet pasi në këtë vend nuk mund të mbetesh në trafik me orë të gjata.