Shtëpia më e vogël e fisit më të izoluar në planet ndodhet në Gjirin e Bengalit, në Oqeanin Indian. Ky vend është një ishull i vogël me një sipërfaqe rreth 60 kilometra katrorë. Për këta fise që jetojnë në Indi, koha ka ndalur. Për shkak të izolimit shekullor, banorët e këtij ishulli janë armiqësorë dhe agresivë ndaj të huajve. Ishull ka qenë i banuar që para 60 mijë vitesh dhe megjithëse me bukuri përrallore, askush nuk e këshillon si destinacion për t`u vizituar.