Rojat kufitare të ukrainës vendosën një tabelë të re në Ishullin e Gjarprit këtë fundjavë, ku kujtohen orët e hershme të pushtimit rus, kur një ushtar në copën strategjike të tokës në detin e zi, përdori një frazë që u bë simbol i luftës, për të refuzuar dorëzimin para luftanijeve ruse. “Tabela e re kufitare do të vendoset edhe në krimenë ukrainase pas clirimit të saj nga forcat e mbrojtjes së ukrainës”, tha një burrë me uniformë, duke qëndruar para një posti kufitar të lyer me blu dhe të verdhë, si ngjyrat e flamurit ukrainas, në një video të ndarë në facebook nga shefi i shërbimit kufitar, Serhiy Deineko.