Një nënë e re 18 vjecare ka ndërruar jetë si pasojë e covid në Maqedoninë e Veriut. Nga raportimet e mediave lokale bëhet me dije se 18 vjecarja nga Gjevgjelia ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa sipas mjekëve ajo ka pasur një sëmundje të rëndë në zemër dhe sindromë të rrallë gjenetike. Dimitar Krgjev, drejtori i spitalit në Gjevgjeli, u shpreh se e gjithë familja e të ndjerës ka qenë pozitiv me Covid, ndërsa vajza është hospitalizuar në gjendje të rëndë.