Një 57 vjeçar nga Kosova është ndaluar nga policia e kalimit kufitar në Morinë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë shtetasi Ahmet Begolli u arrestua në Morinë për qëllime esktradimi, pasi ishte kërkim ndërkombëtar, për veprat penale "Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake". Ndalimi i 57 vjecarit nga Tërrnava e Kosovës u në në në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë nga shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u në Kosovë, për veprat penale "Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Ai u ndalua në mënyrë provizore nga policia kufitare me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit”, e vitit 1957.