Një person i pajetë u gjet në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzës, këtë të mërkurë. Viktima u identifikua nga policia si Vladimit Kola, 49 vjec me banim në Durrës. Ky i fundit u gjet i pajetë pranë përroit të fshatit. Parapraksiht dyshohet se vdekja e 49 vjecarit ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak, por kjo ende nuk është verifikuar nga policia. Vladimir Kola prej 5 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.