Deklarata e tij se Skënderbeu kishte origjinë serbe, shkaktoi indinjatë të madhe. Por tani shqiptari më i famshëm i momentit në Malin e Zi, Dritan Abazovic, ka kërkuar ndjesë publike, duke thënë se ishte e gjitha një lapsus. “ Gabova kur thashe se prindërit e Skënderbeut janë serbë, kërkoj falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, u shpreh ai gjatë një intervistë të fundit, te cituar nga mediat në Kosovë. Abazovic u përpoq të sqaronte se në fakt, nuk e kishte thënë tamam ashtu dhe se deklarata është marrë në një kontekst negativ.