Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen së martës në by passin e fierit, në afërsi të fshatit Pojan. Sipas policisë një automjet ku udhëtonin dy shtetas ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksindetit është dëmtuar rëndë një 21 vjecar që udhëtonte si pasagjer, i cili nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Fierit. Burimet policore pohojnë se shkak për aksidentin tragjik ka qenë shpejtesi tej normave te lejuara dhe pergjumja e drejtueses se mjetit.