Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është kritikuar për lidhjen që ka bërë mes vdekjes së 41 minatorëve dhe “fatit”. Komentet e tij nxitën protesta në Stamboll, pasi disa e cilësuan aksidentin në veri të Turqisë si “masakër”. Familjarët e personave të vdekur kanë pretenduar se viktimat kanë folur për një aromë gazi nëpër galeri prej më shumë se një jave.