Një punëtor u plagos teksa ishte duke punuar në qytetin e Pogradecit. Ai u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ndërsa mësohet se e zuri poshtë një pjesë e murit të ndërtesës ku ishte duke punuar. Lidhur me rastin policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.