Ashtu sic pritej që pasi Musk mori kontrollin e Tëitter, nisën edhe ndryshimet rrënjesore në platfromë. Musk, i cili e ka etiketuar veten si “absolutist i fjalës së lirë”, po përdor fuqinë që ka duke bërë ndryshime në faqe sipas dëshirës. Tashmë disa personazhe që u bllokuan nga Twitter, Musk i ka rikthyer. Një ndër to është ish presidenti i shba-ve, Donald Trump. Pas kryengritjes në Kapitol, llogaria e ish-presidentit u pezullua përgjithmonë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës. Musk bëri një sondazh nëse duhej apo jo të rikthehej TrumpPor pasi 51% e të anketuarve votuan “po”, të nesërmen pronari miliarder rivendosi përsëri llogarinë e Trump në Tëitter.