Policia ka vënë në pranga 2 persona të akuzuar për të paktën 13 vjedhje biçikletash dhe motorësh në kryeqytet. Në sajë të operacionit të koduar “Red Jacket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë arrestuar E.Gj 41 vjeç dhe D.D 19 vjeç.