Debati i ashpër i Antonetës me Luizin, nxiti reagime nga banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP. Antoneta është revoltuar shumë me Luizin, duke i thënë se presioni i Luizit e stërviti aq shumë sa nuk qan më. Ndërsa Olta ka shkuar nga pas Antonetës, duke i thënë që të mos e lëjë në gjysmë debatin, ta vazhdojë atje ku e la, pasi sipas Oltës ajo ja mbylli gojën Luizit. Kjo nxitje që Olta i dha Antonetës, nuk ka kaluar pa u komentuar nga banorët dhe ai ka qenë Lorenci. Sipas tij, ajo bën çdo gjë sa për tu dukur, njësoj siç u soll edhe me të pas spektaklit, kur banorët iu kthyen kundër për deklaratën e tij ndaj Keisit.