Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, është i bindur se Serbisë nuk do t’i miratohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë ai shprehet i kënaqur që të paktën Serbia ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë të njëanshme.