Industria e ushtarake ka sjellë përplasjet e para mes deputetëve të maxhorancës. Deputeti Nasip Naço ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes llogari se çfarë do të bëhet me këtë industri dhe me pagat e prapambetura të punonjësve të Uzinës së Poliçanit. Sipas tij, ministri duhet të japë një zgjidhje, në mënyrë që këta punonjës të mos detyrohen të vijnë në zyrën e tij për protestë.