Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për lirim të bërë nga ish-prokurori Sali Hasa, tashmë i arrestuar. Hasa u akuzua për korrupsion e për këtë fakt ai do të qëndrojë në qeli. Një muaj më parë SPAK mbylli hetimet dhe e çoi për gjykim çështjen në fjalë. Ish-prokurori I Sarandës u arrestua për korrupsion, pasi kishte marrë para nga një person për të pushuar një procedim penal. Gjithashtu dhe 5 persona të tjerë u arrestuan për korrupsion oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.