Ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter është në gjendje të rënde shëndetësore. 98-vjeçari, sipas deklaratës së familjarëve të tij ka dalë nga spitali dhe është nën shoqërinë e të afërmeve për të kaluar momentet e fundit. Qendra Carter tha përmes një deklarate se pas një numri trajtimesh në spital, ish presidenti Carter vendosi të vazhdonte trajtimet në shtëpinë e tij në vend së të vazhdonte t’u nënshtrohej ndërhyrjeve të tjera mjekësore.