Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se opozita duhet të organizohet për t’i imponuar kryeministrit Edi rama kërkesën për qeveri teknike. Meta u pyet edhe për kandidaturën e Petro Gjikurisë në Himarë, por shmangi përgjigjen nëse e mbështet apo jo kandidaturën e tij. Ai bëri thirrje edhe për protesta të tjera ndaj qeverisë Rama