Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 1 prill seancën për ish kryeprokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen është bërë mosformimi i trupës gjykuese. Llalla i cili depozitoi rekurs në shkallën e tretë të gjyqsorit ku kërkonte pafajësi, në muajin nëntor të vitit të kaluar, u tërhoq nga kërkesa e tij. Në 1 prill, kolegji penal do shqyrtojë tërheqjen e Adriatik Llalës nga rekursi dhe në rast se nuk do pranohet, atëherë Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën për pafajësi.