Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u arrestua nga oficerë paraushtarakë jashtë Gjykatës së Lartë në kryeqytetin e vendit, Islamabad. Khan po paraqitej në gjykatë, në lidhje me disa akuza për korrupsion, të cilat vetë ai thotë se janë të motivuara politikisht. Sipas disa raporteve, ai u arrestua nga forcat paraushtarake pasi hyri në kompleksin e gjykatës.