Policia në Pakistan ka akuzuar ish-kryeministrin e shtetit, Imran Khan, nën ligjin kundër terrorizmit. Hetimet ndaj tij vijnë pasi ai ka akuzuar policinë dhe gjyqësorin se kanë ndaluar edhe torturuar aleatin e tij të ngushtë, nën akuzat për kryengritje.