Autoritetet italiane kanë vënë në pranga ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është kapur me një vlerë të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë. Sipas autoriteteve italiane, Kajmaku është kapur me 20 kilogramë kokainë, të fshehura në disa vazo fidanësh, në zonën e San Benedetto del Tronto.