Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish kreut të ARRSH Evis Berberi dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begaj për zëvëndësim te masës së sigurisë, duke lënë kështu në fuqi masën e arrestit me burg për të dy. Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të vitit 2024. Bashkë me të, u prangosën edhe shtetasit Valter Begaj edhe Ervis Lami.