Vonesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, janë duke penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi, si ish-udhëheqës i UÇK-së, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.