Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sërish kërkoi lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në konferencën e pestë statusore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, avokati i Thaçit, Pierre-Richard Prosper, tha se me mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, pa e ditur saktë se për çka po akuzohet, ai po privohet nga prezumimi i pafajësisë.