Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliç, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Ish-gjenerali serb akuzohet për disa masakra kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Deliç ndërroi jetë në Moskë të Rusisë, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor. Ish-gjenerakli ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 2 gusht të këtij viti.