Ish-deputeti i të ashtuquajturës opozita e re, Artur Roshi ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin e tij me 8 milionë lekë të vjetra. Roshi I kërkon organit më të lartë apelues në vend shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që e gjeti fajtor për veprat penale shpifje dhe fyerje. Gjobën, Roshi mund ta paguajë me këste ndaj qytetarit që e denoncoi të ndara në 25 mijë lekë për 32 muaj.