Në komisionin parlamentar të Ekonomisë ka ndodhur diçka e papritur këtë të martë. Ndërsa ishin në raportim ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela mbi marrëveshjen e BERZH për energjinë, në kryesinë e Kuvendit kanë ikur dritat.