Top News/ Irlanda e Çekia votojnë për Evropën / Nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian
07/06/2024 11:52

Qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian u hapën të premten në Republikën Çeke dhe në Irlandë, në ditën e dytë të këtij procesi. Përgjatë katër ditëve, sa zgjasin këto zgjedhje, do të mund të votojnë 360 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të bllokut evropian. Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Irlanda i ka 14 vende të rezervuara në Parlamentin Evropian. Publiku në këtë vend është i shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, prandaj edhe është rritur numri i kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra të imigrimit. Në Republikën Çeke, zgjedhjet do të mbahen të premten dhe të shtunën. Ky shtet ka 21 vende të rezervuara në Parlamentin Evropian. Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas agjencisë çeke të sondazheve, STEM. Duke qenë se janë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, ato konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian. Kjo, gjithashtu, është hera e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020. Holanda ishte vendi i parë që nisi votimet të enjten, ndërsa të shtunën, procesi fillon edhe në Itali, Letoni, Maltë dhe Sllovaki. Pjesa tjetër e vendeve anëtare të bllokut do të votojnë të dielën.

Top News – ‘Khamenei i ri nuk e ka të gjatë’. Trump i pakënaqur me liderin suprem të Iranit
09/03 10:29
Top News – 120 dollarë për fuçi. Lufta fluturon çmimin e naftës në tregjet botërore
09/03 09:39
Top Channel/“Irani, tigër prej letre”.Zgjedhja e liderit të ri suprem, Trump:Nuk e ka të gjatë as ai
08/03 22:26
Top Channel/ Dezinformimi si armë lufte, “ortek” lajmesh të manipuluara në rrjet
08/03 19:36
Top News – Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë Iranin / Izraeli: Goditën një fabrikë shkripëzimi
08/03 19:30
Top News – Dronët që goditën Qipron, teknologji ruse / Kremlini paralajmëron se nuk është neutral
08/03 18:50
Top Channel/ Trump “shënjestron” Kubën: Ndryshime të mëdha së shpejti, sistemi aktual ka marrë fund
08/03 15:27
Top News -‘Do ndjekim çdo pasardhës të Khameneit’/ Trump: S’do mbetet gjallë askush për t’u dorëzuar
08/03 13:06
Top News – Tornadot ‘terrorizojnë’ SHBA-në / Stuhi të forta në vend, të paktën gjashtë viktima
08/03 12:52
Top News – Do rrëmbejnë uraniumin e Iranit / Forcat speciale amerikane në mision, operacion tokësor
08/03 12:18
Top Channel/ “S’ndryshohet regjimi në Iran”, Kina zbut tonet me SHBA: Nuk duhej luftë, por…
08/03 12:13
Top Channel/ Trump: Starmer, s’kemi nevojë për ty tani që e fituam luftën
07/03 23:32
Top Channel/ Plagoset djali i Khamenei, SHBA-Izrael godasin naftën, Irani sulmon bazat amerikane
07/03 23:25
Top Channel/ Shpërthim në Bejrut pran aeroportin, TCH sjell pamjet, tymi mbulon zonën
07/03 23:24
Top Channel/ Stuhi e frikshme në SHBA, 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur
07/03 23:23
Top Channel/ Irani sulmon Dubain, shpërthime të fuqishme e flakë, 1 i vdekur
07/03 23:07
Top News – Izraeli sulmon depot e naftës iraniane. Trump pret trupat e ushtarëve të rënë në luftë
07/03 22:18
Top News – ‘S’jemi pre e lehtë’. Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëron Iranin
07/03 22:00
Top News – Plagoset djali i Khameneit. ‘Sulmet kapën Mojtaba Khamenein, por është ende gjallë’
07/03 21:41
Top Channel/ Begaj mbledh mësuesit nga gjithë trevat: Jeni ambasadorët tanë më të çmuar
07/03 20:06
DIGITALB DIGITALB