Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli. GJKKO vendosi që të rëzojë kërkesnë e kreut të Partisë së Lirisë për “Revokimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg”, si të pabzuar në prova dhe në ligj. Seanca u drejtua nga gjytarja Irena Gjoka, e cila do të gjykojë dhe seancën paraprake ndaj Ilir Metës që do të zhvillohet më 25 shtator. Gjoka mësohet se kërkoi dorëheqjen për çështjen e revokimit të masës së sigurisë, por këkresa e saj nuk u pranua nga kreu I GJKKO, Erion Bani. Kërkesa për tërheqje, erdhi dhe si rrjedhojë e akuxzave të bërëa ndaj saj nga avokati I Metës, Kujtim Cakrani, I cili edhe njëherë në përfundim të gjyqit tha se vendimi ishte tërësisht politik.