Berisha: “Ajo është një falsifikatore e certifikuar me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë.” Verifikimi i gjyqtares Irena Gjoka, sipas kryedemokratit Sali Berisha, ishte qëllimisht i vonuar. Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se ajo ka qënë e dënuar në shtetin grek dhe se këtë fakt nuk e ka përfshirë në formularin e dekreminalizimit, por sipas Berishës procesi i verifikimit të saj u zvarrit për shkaqe politike.