Irani po shqyrton një projektligj që do t’u kërkojë vendeve të paguajnë tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën strategjike të Hormuzit, shkruajnë mediat iraniane. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, një ligjvënës I Teheranit ka deklaruar se propozimi synon të mandatojë pagesat dhe taksat për Iranin nëse ngushtica përdoret si një "kalim i sigurt" për transportin detar, transportin e energjisë dhe zinxhirët e furnizimit me ushqim. Zyrtari tha se vendet që përfitojnë nga siguria e tranzitit detar përmes ngushticës së Hormuzit duhet t’i paguajnë tarifa dhe taksa Iranit.