Top News – Irani vendos kushte për bisedime/ Biden nuk lëshon pe, sanksionet nuk hiqen
08/02/2021 13:11

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i heqin sanksionet e tyre ekonomike ndaj Iranit si masë për ta kthyer Teheranin në tryezën e bisedimeve për të diskutuar se si mund të ringjallet marrëveshja bërthamore e vitit 2015. I pyetur nëse duhet që Irani të ndalonte fillimisht pasurimin e uraniumit, Presidenti Biden tundi kokën në shenjë miratimi. Një zyrtar i lartë sqaroi se me këtë Biden donte të thoshte se Irani duhet të ndalojë pasurimin mbi kufijtë që lejon marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Ndërkohë të dielën udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet nëse Uashingtoni dëshiron që Irani të ndryshojë qëndrim mbi pasurimin e uraniumit. “Irani ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Kjo nuk është bërë nga Shtetet e Bashkuara dhe tre vende evropiane. Nëse duan që Irani të kthehet në zotimet e tij, Shtetet e Bashkuara duhe të heqin fillimisht të gjitha sanksionet”, shkruante në Tëitter Khamenei. “Pas verifikimit nëse të gjitha sanksionet janë hequr, atëherë ne do të kthehemi tek zbatimi i plotë i marrëveshjes”, shkruante ai. Biden, ka thënë se nëse Teherani kthehet tek zbatimi me përpikmëri i paktit të vitit 2015, Uashingtoni do të bënte të njëjtën gjë, dhe do ta përdorte këtë si një trampolinë për një marrëveshje më të gjerë që mund të kufizonte zhvillimin e raketave nga Irani dhe aktivitet rajonale. Në 2018 ish-Presidenti Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vuri sanksione ndaj këtij vendi. Irani e ka shkelur marrëveshjen si kundërpërgjigje ndaj politikave të Presidentit Trump për “presion maksimal”, por ka thënë në mënyrë të përsëritur se mund të ndryshojë qëndrim nëse hiqen sanksionet amerikane.

Top Channel/ Shisnin 40 mijë doza narkotikësh në muaj në Itali, arrestohet shqiptar, dyshohet se…
17/12 22:38
Top Channel/ Negociatat për paqe, diplomatët amerikanë dhe europianë bien dakord për siguri
17/12 22:35
Top Channel/ Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
17/12 22:26
Top Channel/ Vrasja makabre e djalit të zyrtarit të lartë ukrainas, u torturua për 200 mijë dollarët
17/12 22:09
Top News – Trupat evropiane do zbrapsin rusët / Merz shpjegon garancitë që i janë ofruar Ukrainës
17/12 15:25
Top News – ‘Momenti i pavarësisë së Evropës’ / Von Der Leyen: Jetojmë në një botë luftërash
17/12 15:11
Top News – Putin kritikon “histerinë” perëndimore: Thirrjet për luftë me Rusinë, marrëzi
17/12 15:10
Top News – Gripi i ri sulmon Evropën / ‘Gjunjëzon’ kujdesin shëndetësor, spitalet në vështirësi
17/12 15:09
Top News – Dinosaurët jetonin në Itali / Gjenden mijëra gjurmë 210 milionë vjeçare
17/12 14:39
Top News – Brezi i humbur i Ukrainës / I bllokuar në një ‘karantinë të përjetshme’
17/12 14:38
Top Channel/ Trump i shtrëngon “lakun” Venezuelës: SHBA bllokon anijet cisternë të naftës!
17/12 14:37
Top News – Rusia, kërkesa ‘të paarsyeshme’ / Meloni flet për diskutimet për paqen në Ukrainë
17/12 13:46
Top Channel/ Krerët e BE-së në Bruksel, cfarë pritet nga samiti: “Detyra” për vitet e ardhshme!
17/12 12:33
Top Channel/ BE heq dorë nga motorët me djegie: Por makina me naftë edhe pas 2035-sës!
17/12 12:08
Top News – Stacion metroje nën Kolose / Bashkë me thesaret antike të qytetit të përjetshëm
17/12 11:53
Top News – Çisternat e naftës ‘nën rrethim’ / Trump ‘bllokon’ hyrjen dhe daljen nga Venezuela
17/12 11:52
Top News – Mossadi kërcënon Iranin / ‘Bombën bërthamore e shihni vetëm në ëndrra’
17/12 11:52
Top News – ‘Të ndalojmë pushtuesit e huaj’ / Trump ndalon hyrjen në SHBA për 20 shtete të tjera
17/12 11:29
Top News – Bum kanabisi, emergjencë ketamine / Aeroporti i Brukselit ‘nën sulm’, rriten sekuestrimet
17/12 11:29
Top News – Brukseli bën hapa prapa / Heq dorë nga ndalimi i motorëve me naftë dhe benzinë
17/12 11:27
DIGITALB DIGITALB