Top News – Irani ulet me fuqitë evropiane / Bisedime për programin bërthamor dhe sanksionet
22/08/2025 13:02

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania dhe Gjermania për të diskutuar për bisedimet bërthamore dhe sanksionet, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA. Tre fuqitë evropiane kanë kërcënuar se do të aktivizojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, në bazë të një mekanizmi për rivendosjen automatike të sanksioneve, nëse Irani nuk kthehet në tavolinën e negociatave për programin e tij bërthamor. Këto vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara argumentojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor që potencialisht të zhvillojë armë bërthamore. Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore dhe argumenton se programi i tij ka qëllime paqësore. Teherani pezulloi negociatat me SHBA-në, që synonin frenimin e ambicieve bërthamore të Republikës Islamike, pasi Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit në qershor. Izraeli dhe Irani zhvilluan luftë 12-ditore, që përfundoi me një armëpushim, pak pasi SHBA-ja përdori armë të fuqishme për të shënjestruar tre objekte bërthamore të Republikës Islamike. Që atëherë, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nuk kanë mundur që të kenë akses në objektet bërthamore, pavarësisht se shefi i kësaj agjencie, Rafael Grossi, ka theksuar se inspektimet janë thelbësore.

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB