Duke iu referuar negociatave për t’i dhënë fund luftës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u shpreh këtë të mërkurë se presidenti Donald Trump dëshiron paqe, por nëse Irani nuk arrin të pranojë se është mundur, ai do të sigurojë që ata të goditen më fort se kurrë më parë. ‘Presidenti Trump nuk bën bllof dhe është i përgatitur të shkaktojë ferrin. Irani nuk duhet të bëjë përsëri llogaritjet e gabuara’ – u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Për iranianët, Leavitt tha se gabimi i tyre i fundit në llogaritje u kushtoi udhëheqjen e tyre të lartë, marinën e tyre, forcën e tyre ajrore dhe sistemin e mbrojtjes ajrore.