Top News/ Irani sulmon Izraelin këtë javë! SHBA lëshon alarmin, ‘gatishmëri maksimale’
13/08/2024 12:52

Irani mund të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit që "këtë javë", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby. "Ne duhet të jemi të përgatitur për një sasi të konsiderueshme sulmesh," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se edhe Uashingtoni mendon sikurse Izraeli se kjo "mund të ndodhë këtë javë". Kirby e dha këtë deklaratë pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi bisedime me krerët e Mbretërisë së Bashkuar, të Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë, gjatë të cilave ai diskutoi për mundësinë e një armëpushimi në Gazë dhe mënyrat për të shpërshkallëzuar tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të përbashkët të hënën nga Presidenti Biden dhe katër liderët evropianë thuhet: "Ne i kërkojmë Iranit të heqë dorë nga kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak kundër Izraelit dhe diskutuam për pasojat serioze për sigurinë rajonale nëse ndodh një sulm i tillë". Izraeli ndërkohë po përgatitet për një sulm të madh që pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniya, muajin e kaluar në Teheran, një ditë pasi gjatë një sulmi izraelit në Bejrut ishte vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli është në "gatishmëri maksimale" dhe i merr seriozisht kërcënimet iraniane, por se aktualisht nuk ka ndryshime në udhëzimet për mobilizimin e civilëve. Ndërkohë edhe SHBA-ja po shton me shpejtësi praninë e saj ushtarake në rajon në pritje të një sulmi iranian. Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyhas, por qeveria izraelite ishte zotuar më parë se do ta vriste atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit për shkak të rolit të tyre në sulmet terroriste të 7 tetorit.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54