Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03/2026 14:25

Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s interceptuan një raketë balistike të lëshuar nga Irani pasi ajo hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, tha Ministria Turke e Mbrojtjes të hënën. Nuk u raportuan viktima, megjithëse mbetjet nga raketa e rrëzuar ranë në Gaziantep, një qytet i madh në Turqinë jugore. Sipas të dhënave paraprake, raketa ishte drejtuar për në aeroportin ushtarak të Inçirlikut, në turqinë jugore. Në këtë bazë të rëndësishme ajrore, shtetet e bashkuara të amerikës kanë vendosur armë bërthamore. Raketa u rrëzua nga asetet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Mesdheun Lindor, tha ministria turke e mbrojtjes. Raportohet se një anije luftarake amerikane e ka rrëzuar atë. Kjo është hera e dytë që NATO ndërhyn për të rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga irani, në ose drejt hapësirës ajrore turke. Ankaraja më herët kishte paralajmëruar se rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj. "Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha masat e nevojshme do të merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë," tha ministria turke e mbrojtjes në një deklaratë. "Ne gjithashtu përsërisim se është në interesin e të gjithëve të marrin parasysh paralajmërimet e Turqisë në këtë drejtim". Pas interceptimit të mëparshëm, Ankaraja thirri ambasadorin e Iranit për të protestuar. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e ka paralajmëruar ndërkohë Teheranin kundër përshkallëzimit. Konflikti në Lindjen e Mesme nisi më 28 shkurt kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme të koordinuara duke synuar infrastrukturën ushtarake iraniane dhe udhëheqjen e regjimit. Që atëherë, Teherani ka kryer sulme hakmarrëse kundër Izraelit, Azerbajxhanit dhe disa shteteve të Gjirit, duke ngritur shqetësime mes aleatëve për destabilizim më të gjerë rajonal.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50