Pas lajmit të vdekjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, shërbimi shtetëror mediatik të Iranit, IRIB, dërgoi një mesazh në adresat elektronike të mediave në Sarajevë. Në emailin e dërguar më 1 mars, IRIB-i ofronte edhe video-materiale nga ajo që e përshkruante si “mbledhje spontane masive e qytetarëve në pjesë të ndryshme”, pas vrasjes së Khameneit. Një tjetër situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe rreth një muaj më herët, kur forcat qeveritare po vrisnin mijëra njerëz në qytete të Iranit. IRIB u kishte dërguar në atë kohë mediave në Sarajevë materiale nga tubimet proqeveritare, të organizuara si përgjigje ndaj trazirave që lidheshin me pakënaqësitë për gjendjen ekonomike në vend.