Ushtria e republikës islamike të Iranit, për të parën herë, ka përdorur në një stërvitje dronin kaman-19. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, njësitë e luftës elektronike të katër trupave të ushtrisë, kryen një stërvitje të rëndësishme dhe praktikuan ndërprerjen e komunikimit të dronëve nga bazat në tokë si edhe ndalimin elektronik të sulmeve me dronë. “Në këtë fazë të stërvitjes, një operacion për të ndaluar komunikimin e dronëve u krye me sukses nga dronët ababil-4 dhe kaman-19”, tha zëdhënësi.