Irani ka fajësuar Izraelin për një sulm ajror vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, në të cilën u vranë dy nga komandantë të lartë ushtarakë. Mohammad Reza Zahedi, një komandant i lartë vdiq në shpërthimin, i cili shkatërroi ndërtesën e konsullatës iraniane në kryeqytetin sirian , Damask. Po ashtu edhe një zëvendës komandant në Forcën Quds, u vra gjithashtu, së bashku me pesë oficerë të tjerë. Ministria e Jashtme iraniane fajësoi Izraelin për sulmin, ndërsa e ka cilësuar si "të neveritshëm" dhe "brutal".