Udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka premtuar një përgjigje hakmarrëese ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara pasi Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ndaj zonave ushtarake iraniane në fund të muajit të kaluar. “Armiqtë, si SHBA-të ashtu edhe regjimi i Izraelit, duhet ta dinë se ata patjetër do të marrin një përgjigje dhëmbë thyese për atë që po bëjnë kundër Iranit”, është shprehur ai gjatë një takimi me studentët të shtunën, në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror i Iranit.