Forcat Mbrojtëse të Izraelit goditën 200 objektiva të gardës Revolucionare në Iranin perëndimor dhe qendror gjatë ditës së kaluar, ndërsa ushtria tha se vazhdon të degradojë arsenalin e raketave balistike dhe sistemeve mbrojtëse të Teheranit. “Gjatë ditës së kaluar, dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite goditën mbi 200 objektiva të regjimit iranian në Iranin perëndimor dhe qendror”, tha IDF në një deklaratë. Thuhej se objektivat përfshinin vende të përdorura nga Irani për të ruajtur dhe lëshuar raketa balistike dhe dronë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, lëshues raketash balistike dhe vende prodhimi armësh. Ndërkohë Irani tha se objektet e tij të fushës së gazit në Parsin Jugor u sulmuan, ndërsa fajësoi Izraelin dhe SHBA madje paralajmëroi dhe hakmarrje kundër të gjitha vendeve të Gjirit Persik.