Irani e ka konsideruar jorealist dhe të paarsyeshëm planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës. Teherani, përmes një qëndrimi zyrtar, theksoi se lista me 15 pika e SHBA-së përmban kërkesa të tepërta, duke hedhur poshtë pretendimet e mëhershme të Trump, i cili deklaroi se Irani ka rënë dakord për shumicën e kërkesave. Njëkohësisht, Teherani theksoi se përtej pretendimeve, aktualisht nuk ka negociata të drejtpërdrejta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar edhe tentativave për ndërmjetësim nga Pakistani dhe vendet e tjera të rajonit.