Numri i ekzekutimit të dënuarve në Iran ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe në vitin 2023, sipas Amnesty International. Sipas saj gjysma e të ekzekutuarve ishin të dënuar për akuza në lidhje me drogën. Në një raport të publikuar në 4 prill, thuhet se Irani kreu 853 ekzekutime në vitin 2023. Zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty, Diana Eltahaëy, “Dënimi me vdekje është i neveritshëm në të gjitha rrethanat, por përdorimi i tij në një shkallë të lartë për dënimet në lidhje me përdorimin e drogës pas gjykimeve tejet të padrejta para Gjykatave Revolucionare, është abuzim grotesk i detyrës”.