Pesë shtetas amerikanëe që ishin të burgosur në Iran, kanë fituar lirinë e tyre pasditen e të hënës, në një marrëveshje që negociuar nga Katari. Të pesë shtetasit kanë fluturuar nga Teherani në Doha dhe prej andej do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bashgkuar me familjarët e tyre. Lirimi I tyre erdhi pas disa negociatash, sipas të cilave SHBA zhbllokon një fond të Iranit prej 6 miliardë dollarësh, që mbahej I bllokuar si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit. Fondi ishte me para të arkëtuara nga shitja e naftës iraniane në Korenë e Jugut dhe ishte ngrirë në bankë në kohën kur në krye të SHBA-ve ishte Donald Trump.