Top News- Irani ‘i qahet’ Putinit për SHBA/ Moska dënon sulmin e Trump, por asnjë mbështetje
23/06/2025 16:50

Presidenti rus Vladimir Putin priti në një takim ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili udhëtoi drejt Moskës një ditë pas sulemve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën në tre centralet bërthamore. Putin tha se agresioni ishte i paprovokuar dhe veprimi i SHBA niuk ka asnjë justifikim. Kuy ishte qëndrimi i mbajtur prej tij gjatë fjalimit të mbajtur. “Ky agresion i paprovokuar ndaj Iranit është i pajustifikueshëm. Jam shumë i kënaqur që jeni sot në Moskë. Na jep mundësinë të diskutojmë të gjitha këto tema të vështira dhe të mendojmë së bashku se si të gjejmë një rrugëdalje nga situata e sotme”, pohoi presidneti rus që është përpjekur të paraqitet si ndëërmjetës mes konfliktit të Iranit dhe Izraelit, por që Trump e ka hedhur poshtë këtë gjë. Ndërkohë nga ana tjetër Araghchi i tha Putinit se Rusia ka qenë një “partnere dhe bashkudhëtare” e Iranit dhe vlerësoi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës si “shumë të ngushta dhe afatgjata”. Ai tha gjithashtu se sulmet nga Izraeli dhe SHBA-të “shkelën rregullat dhe normat ndërkombëtare”. “Irani po ushtron të drejtën legjitime për vetëmbrojtje ndaj këtyre agresioneve”, pohoi ai. Moska është një aleate e rëndësishme e Iranit, por nuk ka dalë fuqishëm në mbështetje të Teheranit, ndonëse Shtetet e Bashkuara goditën fundjavën që lamë pas objektet bërthamore iraniane. Kjo pasi Putin nuk shpalli asnjë mbështetje konkrete për aleatin kyç të Moskës në Lindjen e Mesme edhe pse pak muaj më parë ai dhe presidenti i Iranit nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti strategjik.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11