Media shtetërore iraniane, ka thënë se është ekzekutuar britaniko-iraniani, Alireza Akbari, i cili ka qenë i dënuar me vdekje. Familjes së Akbarit i është kërkuar që ta vizitojë atë për herë të fundit ditën e mërkurë. Gruaja e tij ka thënë më pas se Akbari është zhvendosur në qeli. I njohur dikur si zëvendësministër i Mbrojtjes në Iran, ai është arrestuar më 2019 dhe është dënuar se ka spiunuar në Mbretërinë e Bashkuar, diçka që Akbari e ka hedhur poshtë. Mbretëria e Bashkuar i ka bërë thirrje Iranit që të ndalë procesin e ekzekutimit dhe ta lirojë atë menjëherë.